Dardan Berisha reagon për herë të parë pasi fitoi çmimin “Sportisti më i mirë për vitin 2020”
Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 23 February 2021
Basketbollisti i mirënjohur kosovar, Dardan Berisha, është shpallur sportisti më i mirë në Kosovë për vitin 2020, shkruan Gazeta inFokus.
Këtë çmim basketbollisti i Pejës e ka marrë nga Komiteti Olimpik i Kosovës, që të hënën mbrëma mbajti ceremoninë “Laureatët 2020”.
Përveç çmimit “Sportisti më i mirë për vitin 2020”, Berisha ka fituar edhe mjete financiare në vlerë prej 2,000 mijë eurove.
Pas kësaj Dardan Berisha ka reaguar për herë të parë në llogarinë e tij zyrtare në facebook.
Ai ka falënderuar KOK-un dhe FBK-në për mbështetje, derisa nuk ka harruar familjen dhe tifozët për mbështetje.
“Faleminderit shumë Komitetit Olimpik për çmimin, Federatës së Basketbollit të Kosovës për mbështetjen. Falënderoi edhe familjen time që më ka përkrahur vazhdimisht dhe tifozët që na mbështesin”, ka shkruar basketbollisti pejan në facebook.
Kjo ishte hera e parë që Berisha e fiton këtë çmim.
Dardani ishte njëri prej më të dalluarëve në dy fitoret e kombëtares së Kosovës në ndeshjet ndaj Islandës dhe Luksemburgut.
Ai kontribut të madh ka dhënë edhe për klubin e vendlindjes së tij, Peja, të cilës ia ktheu shkëlqimin, derisa vazhdon të mbetet lojtari më i dalluar, jo vetëm në Superligën e Kosovës./Gazeta inFokus/
Sportisti i vitit 2020 🙌
“Faleminderit shumë Komitetit Olimpik për çmimin, Federatës së Basketbollit të Kosovës për…
Posted by Dardan Berisha on E hënë, 22 Shkurt 2021
Të tjera
-
Numërohen mbi 25 mijë vota të diasporës vetvendosje merr mbi 76 për qind të tyre
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i v...
-
Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti kërkoi një Skendërbe politik, e kishte Fisnik Ismailin por e largoi
Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas...
-
Vjosa Osmani-mërgimtarëve: Dashurinë tuaj për Kosovën do t’ua kthejmë shumë shpejtë
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër me ftesën ...
-
Sejdiu: Kurti sot hoqi dorë nga bashkimi me Shqipërinë
Njohësi i çështjeve politike Dardan Sejdiu, ka komentuar vizitën e Emisarit S...
-
Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, pesë persona të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident ndërmjet dy vetu...
-
Besëlidhja e Lezhës, Kurti: Politikisht na nevojitet një Skënderbe madhështor
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti deklaroi se Besëlidhja e Lezhës paraq...
-
Nënkryetari i LDK-së për Vjosa Osmanin: Besoj që mund ta kryejë rolin e Presidentes
Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për Radio 1 për zhvillimet e...
-
Skender Hyseni tregon se çfarë i tha Hotit në vesh gjatë takimit me Trumpin
Një fotografi ishte bërë bujë nëpër rrjetet sociale ku shihej Avdullah Hoti e...
-
Hyseni: Deshi apo nuk deshi Kurti, dialogu me Serbinë do të imponohet si prioritet
“Nëse qeveria që vie tash nëse tregohet e përgjegjshme unë besoj që është e m...
-
Murati: Për t’u bashkuar me Shqipërinë, Kosova fillimisht duhet ta përfundojë dialogun me Serbinë
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Kombëtar, Valon Murati, në emisionin Pressing...
-
Posta e Kosovës dhe Komuna e Skenderajt nënshkruan dy marrëveshje
Në vazhdën e objektivit kryesor për rritjen e të hyrave vetanake nga shërbime...
-
Qeveria nuk ua paguan shtesat mjekëve në Klinikën Infektive
Kanë mbetur vetëm edhe 11 ditë për ta përmbushur një vit të punës mantelbardh...