Dardan Berisha dhe trajneri i KB Prishtina premtojnë spektakël
Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 16 October 2018
Klubi i Basketbollit, Z Mobile Prishtina sot ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka shpalosur planin e tyre për ndeshjen Z Mobile Prishtina vs Cherkaski Mavpy.
Në këtë konferencë folën drejtori i klubit Florian Miftari, trajneri Damir Mulamerovic, dhe basketbollisti më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha.
Gjithcka është në rregull ekipi është i kompletuar, stërvitjet janë duke u mbajtur me intensitetin më të lartë, sepse jemi në dijeni se kemi të bëjmë me një ndër kundërshtarët më të fortë në Fiba Europe Cup dhe duke e ditur që janë kampion i Ukrainës ku kanë mposhtur ekipin e Dnipros me rezultat 3:0 me ndeshje.
Nga këtu i bëjmë thirrje Plisave, i bëjmë thirrje të gjithë sportadshësve nga Prishtina që të vijnë në numër sa më të madh, në numër rekord për ta përkrahur klubin tonë, pasi që ne kemi nevojë për përkrahje, ku objektivi ynë ishte Fiba Europe Cup dhe ky do të mbetet, deklaroi drejtori i klubit Florian Miftari.
Ndersa trajneri Mulamerovic u shpreh se është ndeshja ime e parë në Prishtinë dhe dua ti falenderoj të gjithë për mikëpritjen.
”Ekipi që do të luajmë ndeshjen e parë janë një ekip i fortë fizikisht dhe ndër ekipet më të papërshtatshme në këtë ligë. Kemi stërvitur që një javë dy herë në ditë, dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje sepse e dijmë kualitetin në këtë ligë”.
”Ndërsa sa i përket ekipit tim, unë besoj tek lojtarët e mi dhe në ekipin tim dhe shpresoj se do të jemi në një ditë të mirë nesër dhe natyrisht në një fitore të madhe.
Ndërsa Dardan Berisha u shpreh: E kemi pritur këtë moment që shumë kohë dhe jemi të përgatitur intensivisht për ndeshjen që do të luhet të mërkurën, dhe me trajnerin e ri kemi punuar shumë kemi stërvitur dy herë në ditë dhe taktika është e re dhe jemi të gatshëm për ta dhënë 100%-shin une dhe e gjithë ekipa pasi që jemi të kompletuar nuk kemi lëndime dhe gjithqka është në rregull.
Plisat natyrisht që presim të vijnë në një numër sa më të madh pasi që na duhet përkrahja e tyre në ndeshje të tilla qysh ata dinë të krijojnë atmosfera të zjarrta, pasi që ata janë motivi ynë.
Kundërshtari është mjaft i fortë, janë shumë të fortë fizikisht dhe do te jetë një ndeshje shumë e rëndë për neve, por jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...