Fokus

Daqiqi e qon peshë OKB-në për Ushtrinë Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 14 December 2018

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daqiq ka thënë se shteti serb do të kërkoj një seancë urgjente në Këshillin e Sigurimit të OKB-ës për shkak të formimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Kjo është shkelja më e madhe e Rezolutës 1244. Ky është kërcënim i drejtpërdrejt për paqen dhe stabilitetin në rajon” ka thënë Daqiq për gazetën serbe Tanjug, transmeton Gazeta inFokus.

Daqiq tha gjithashtu se formimi i Ushtrisë së Kosovës është i rrezikshëm edhe për serbët që jetojnë në Kosovë.

-Advertisement-

Në seancën parlamentare në Kuvendin e Kosovës sot u votuan tri projektligjet për formimin e Ushtrisë së Kosovës pa pjesëmarrje të Listës Serbe. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera