Lajme

Danimarka referendum për ta mundësuar mbrojtjen e përbashkët me Evropën

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 01 June 2022

Danimarka të mërkurën do të zhvillojë referendumin nëse duhet të ketë mbrojtje të përbashkët me vendet e Evropës.

Ky zhvillim në shtetin danez vjen pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Sondazhet thonë se 65 për qind e danezëve do të votojnë për politika të përbashkëta me Bashkimin Evropian, raporton Euronews.

-Advertisement-

Por ky vend shpesh ka shfaqur euroskeptizmin.

Iniciativa në Danimarkë për referendum vjen pasi Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për anëtarësim në NATO.

Dy vendet skandinave shpesh përballen me provokime nga Kremlini zyrtar, por pas luftës në Ukrainë edhe zyrtarisht shprehen dëshirën të jenë pjesë e aleancës ushtarake euroatlantike.

Megjithatë, Turqia është bërë pengesë. Ankaraja pretendon që Suedia dhe Finlanda strehojnë grupe të cilat i cilëson si terroriste.

Zhvillimet në Evropë kanë bërë që edhe vendet skeptike si Danimarka të shqyrtojnë mundësinë e afrimit me BE-në, si rezultat i luftës në Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera