Lajme

Danimarka arreston 20 persona të dyshuar për terrorizëm

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 11 December 2019

Policia daneze tha se ka arrestuar më shumë se 20 veta të mërkurën në një operacion gjithandej vendit, për të parandaluar përgatitjet për një sulm të militantëve islamik.

Policia tha se të arrestuarit kishin bërë përpjekje të siguronin mjete shpërthyese dhe armë zjarri.

Operacioni i bastisjeve u ndërmor nën dyshimin se disa persona kishin planifikuar një sulm, tha shefi operativ i Shërbimit danez të zbulimit, Flemming Drejer.

-Advertisement-

“Vlerësimi ynë është se ata njerëz janë të nxitur nga motive militante islamike”, tha ai në një konferencë më gazetarë bashkë më policinë.

Shefi i policisë, Jørgen Bergen Skov, tha se disa prej të arrestuarve mund të merren në pyetje të enjten nën akuzat për terrorizëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera