Lajme

Dallaveret me vota, caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 23 April 2021

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 08.04.2021, për kryetarin e Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq është ndryshuar.

Atij i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të zgjas deri më 23.05.2021.

Reagon RRGK për anulimin e dënimit me burgim të përjetshëm për Nuhi Mavrovqanin

-Advertisement-

B.D. që është kryetar i Komunës së Kllokotit, po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale, se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit, pasi shqyrtoj të gjitha rrethanat, vlerësoi se edhe me caktimin e masës së arrestit shtëpiak mund të arrihet qëllimi i kërkuar me ligj.

Bozhidar Dejanoviq është arrestuar më 12 mars të këtij viti pas një aksioni të Policisë së Kosovës pas dyshimeve për manipulime me vota. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera