Lajme

“Dalja në publik e marrëveshjes me NATO-në mund të dëmtojë vendin”

Autori: Doresa Geci 16:42 | 26 February 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar “marrëveshjen sekrete” të nënshkruar nga ish kryeministri, presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi me sekretarin e atëhershëm të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen.

Kjo gjë sipas njohësit të drejtësisë, Ehat Miftarja, mund të dëmtojë rendë vendin, shkruan Gazeta inFokus.

“Çështjet dhe marrëveshjet e nënshkruara mes NATO-s dhe Republikës së Kosovës, janë çështje të ndjeshme që tejkalojnë interesat e brendshme të Kosovës dhe të njëjtat nëse fillojnë të interpretohen në publik në mënyrë pompoze e dëmtojnë rëndë kredibilitetin dhe paraqet një shqetësim serioz të dobësimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit. Një qasje e tillë, paraqet edhe cenim të rëndë të zakonit ndërkombëtar lidhur me obligimet ndërkombëtare që shteti i Kosovës i ka marr përsipër”, ka thënë Miftarja për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

Sipas Miftaraj, liderët në vend nuk guxojnë të i përzien politikat e jashtme dhe çështjet e sigurisë me politika ditore dhe inatet personale.

Kjo qasje e tillë e Kosovës sipas tij në raport më bashkësinë ndërkombëtare, bie në kundërshtim me parimin bazë të përgjegjësisë së shtetit në të drejtën ndërkombëtare.

“Kosova si një shtet i ri, i cili ende është në fazën e shtet ndërtimit, me demokraci të brishtë, ekonomikisht dhe financiarisht i varur nga ndihmat dhe mbështetja ndërkombëtare, me nivel shumë të ultë të sundimit të ligjit, në kërkim të rrugës për të forcuar subjektivitetin e tij ndërkombëtar, duhet të sigurohet që të ndërmarr veprime dhe vendime politike që ngritin besimin dhe imazhin e saj në arenën ndërkombëtare” deklaruar Miftaraj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera