Dalja e ulët në votime, pasojë e zhgënjimit apo listës së pa përditësuar ?!
Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 12 June 2017
Vetëm 40 për qind e qytetarëve të Kosovës me të drejtë votë kanë dalë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor. Këto të dhëna, dalin nga rezultatet e prezantuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas KQZ-së, lista e votuesve kalon shifrën prej 1.8 milion persona me të drejtë vote.
Nga këto vota, Partia Demokratike e Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka fituar mbi 34 për qind të votave.
Lëvizja Vetëvendosje 27 për qind, kurse koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike e Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës ka fituar mbi 25 për qind të votave.
Njohësit e proceseve zgjedhore konsiderojnë se përqindja e prezantuar e daljes së votueseve nga KQZ-ja nuk është e saktë, pasi që sipas tyre, lista e votuesve nuk është pastruar me emrat e personave që nuk jetojnë më dhe nuk është përditësuar.
Njohësi i proceseve politike, Adnan Merovci, ish-Kryeshef Ekzekutiv të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë për Radion Evropa e Lirë se përqindja e daljes së votuesve e proklamuar nga KQZ-ja,nuk është reale.
“Numri 40 për qind, nuk e paraqet në fakt numrin real. Është një numër pak më i madh dhe mund t’i afrohet fjala vjen, 50 përqindëshit apo edhe më shumë. Megjithatë, edhe kjo shifër është e vogël në krahasim me pretendimet dhe le të themi edhe me pritjet që duhet të jenë në rastin e Kosovë”, tha Merovci.
Po ashtu, edhe Valmir Ismajli nga organizata joqeveritare “Demokraci Plus”, tha për Radion Evropa e Lirë se dalja e votuesve në zgjedhje e proklamuar nga KQZ-ja, nuk është reale.
Sipas tij, edhe nëse dalja e votuesve është e vogël, kjo vjen për faktin se partitë politike nuk janë duke ofruar programe e projekte të duhura për qytetarët.
“Nëse themi se kanë dalë rreth 40 për qind, sipas shifrave zyrtare, atëherë lirisht mund të themi se kanë dalë 60 për qind të qytetarëve me të drejt vote, e që jetojnë në Kosovë. Po, nëse do të ishte një pyetje tjetër; pse nuk kanë dalë në votime, një nga arsyet kryesore mund të jetë që koalicionet të cilat janë bërë në momentet e fundit, nuk respektojnë vullnetin e qytetarëve, por, respektojnë interesat e ngushta”, tha Ismajli.
Merovci thekson se një nga faktorët që ka mundur të ndikojë në një dalje jo të kënaqshme të qytetarëve, është edhe, siç thotë ai, turbulencat politike të partitë politike dhe koha e shkurtë e shpalosjes së programeve.
“Fushata më tepër ishte deklarative sesa në fakt kishte diçka premtuese. Kjo mund të ndikoj dhe ka ndikuar në dekurajimin e njerëzve”, tha Merovci.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur po ashtu se në një numër i konsiderueshme i qytetarëve, kur kanë votuar i kanë bërë të pavlefshme fletëvotimet. KQZ-ja ka treguar se janë mbi 50 mijë fletëvotime të pavlefshme. Njohësit e proceseve zgjedhore thonë se ky fakt duhet të jetë shqetësues për partitë politike dhe institucionet.
Valmir Ismajli thotë se janë dy faktorë që mund të ndikojnë në këtë drejtim, duke nënvizuar se këta faktorë janë lodhja nga partitë politike ekzistuese dhe së dyti nga gabimet në plotësimin e fletëvotimit.
“Pjesa më e madhe mund të jetë që personat qëllimisht e kanë bërë të pavlefshme dhe mund të jetë arsye tjetër që njerëzit nuk kanë dashur të votojnë për asnjërin subjekt poetike”, tha Ismali.
Kurse, Adnan Merovci thotë se duhet të shihet si brengosëse kjo mënyrë e veprimit.
“Kjo është një shifër brengosëse. Këtu mund të jetë edhe faktori njeri dhe gabimet e rastit që mund të bëhen, por jo në shifra kaq të mëdha. Unë këtë e kuptoj edhe si një zë proteste”, u shpreh Merovci.
Sidoqoftë, partitë politike në Kosovë, por edhe vëzhguesit, duke lënë anash pjesëmarrjen e ulët, zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit i kanë vlerësuar të suksesshme dhe demokratike. /REL
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...