Lajme

Dalin subvencionet nga Qeveria për ata që kanë kursyer energji, kaq konsumatorë përfituan në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 25 November 2022

Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar subvencionet për të gjithë ata që e kanë kursyer energjinë elektrike në muajin shtator.

Burime të Gazetës Infokus ka bërë të ditur se tani se qytetarët tani kanë mundësi të qasen në llogarinë e tyre në eKesco dhe se vetëm në Prishtinë janë afërsisht 50 mijë konsumatorë që kanë përfituar nga këto subvencione.

Lajmin për ekzekutimin e ka konfirmuar edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati ka thënë se kush kursen energjinë elektrike, fiton dyfish.

-Advertisement-

“Të gjithë përfituesit, vlerën e subvencionit mund ta shohin të reflektuar edhe në llogarinë online me furnizuesin. Secili konsumator aktiv (fatura mbi 5 euro), që ka kursyer sasinë e WËh me së paku 5% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, përfiton subvencionim të faturës aq sa dyfishi i përqindjes së kursimit”, ka shkruar Murati.

E për subvencionimin e energjisë elektrike, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi në shtator në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ku tha se të gjithë qytetarët që kursejnë energjinë elektrike do të subvencionohen nga Qeveria e Kosovës.

Derisa Murati tha se kushdo që shpenzon më pak energji elektrike në muaj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, do të do të subvencionohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera