Lajme

Dalin shifrat, 590 të vdekur nga përmbytjet në Kinë

Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 09 November 2021

Kina këtë vit u përfshi nga disa përmbytje duke marrë jetën e qidnra personave. Sipas autoriteteve kineze të paktën 590 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Kinë.

Gjithashtu mësohet se janë rreth 59 milionë persona që janë prekur nga këto përmbytje. Zhou Xueëen, zëvendësministri i Menaxhimit të Emergjencave i Kinës, në një konferencë shtypi tha se përmbytjet, midis janarit dhe tetorit, prekën gjithsej 58,9 milionë njerëz, ndërsa 590 të tjerë humbën jetën ose janë ende të zhdukur.

Përmbytjet shkatërruese, tha ai, shkaktuan zhvendosjen e rreth 3,51 milionë personave, ndërsa 203.000 shtëpi u shembën. “Humbjet ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet u rritën në 240,6 miliardë juanë (37,6 miliardë dollarë)”, theksoi zëvendësministri kinez, sipas të përditshmes kineze “The Paper”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera