Rozë

Dalin rezultatet mjekësore, reperi i njohur vdiq nga mbidoza

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 23 January 2020

Me datën 9 dhjetor të vitit të kaluar bota e muzikës mori lajmin e hidhur për vdekjen e reperit të njohur Juice WRLD.

21 vjeçari vdiq në një spital në Chigago pasi u dërgua me emergjëncë. Raportohet se reperi i njohur ndërroi jetë nga mbidoza e oksikodonit dhe kodeinës.

Rezultatet e ekzaminimeve mjekësore treguan se në trupin e reperit kishte mbidoza të substancave narkotike.

-Advertisement-

Policia e Chigagos në ditën kur vdiq reperi ndaloi disa persona në një avion privat ku kishte drogë. ‘Në avion kishte 41 çanta me marijuanë 6 shishe me kodeinë të lëngshme dhe tre armë zjarri’- thuhet në deklaratën e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera