Lajme

Dalin për kafe, 7 policëve iu hiqet meditja!

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 23 September 2018

Shtatë pjesëtarë të Policisë së Kosovës të regjionit të Prishtinës janë dënuar të premtën me heqje të meditjes, për shkak të mos respektimit të vendimit të drejtorit të policisë Rashit Qelaj, për mos dalje në kafe gjatë orarit të punës.

Sipas burimeve të “Gazeta Blic”, këtyre policëve u është dhënë vërejtja e fundit, që nëse nuk e respektojnë vendimin e drejtorit të PK do të suspendohen nga detyra.

Qelaj, përveç vendimit për mos shkuarje në kafe gjatë orarit të punës, policëve ua ka ndaluar edhe praktikimin e namazit. E ky vendim ka ngjallur reagim tek Bashkësia Islame e Kosovës e cila e konsideron si shkelje e të drejtave të njeriut.

-Advertisement-

Vendimi i drejtorit të Policisë, që policët të qëndrojnë larg institucioneve fetare erdhi sipas tij për të sjellur rregull në këtë institucion./Gazeta Blic/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera