Fun & Video

Dalin pamjet tronditëse, momentet kur autoçisterna përplaset me trajlerin dhe shpërthen

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 07 August 2018

Një aksident i tmerrshëm ndodhi në Bolonja të Italisë një ditë më parë ku një autoçisternë shpërtheu pasi u përplas me një trajner.

Ngjarja shkaktoi dy të vdekur dhe 80 të plagosur, 14 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Shpërthimi shkaktoi panik dhe kaos të vërtetë në zonë, pasi ngjarja ndodhi në një autostradë të ngarkuar nga makinat dhe pranë aeroportit.

-Advertisement-

Policia italiane ka publikuar edhe videon ku duket dinamika e ngjarjes.

Në pamjet e kameras së sigurisë duket që autoçisterna përplas nga pas një trajner që ishte ndalur.

Më pas, shpërthejnë flakët. Disa mjete që ishin shumë pranë nuk arritën të frenonin dhe u përfshinë edhe ato nga zjarri.

Pas pak çastesh, ndodh një shpërthim tepër i fuqishëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera