Lajme

Dalin pamjet tmerruese nga rrahja e Ziadin Selës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 02 May 2017

Portali TetovaSot ka siguruar pamjet tmerruese nga dhuna në Parlament, ku shihet se si Ziadin Sela pa ndenja po tërhiqet zvarrë nga huliganët dhe kriminelët maqedonas.

Dhuna e përgjakshme ka ndodhur ditën e enjte, kur pas shpalljes së kryeparlamentarit të ri, Talat Xhaferi, protestuesit maqedonas nisen të mblidhen para Paralementit, njofton TetovaSot.

Për një moment, teksa mbahej konferencë shtypi brenda Paralementi, huliganët maqedonas, thyejnë kordonin policor i cili ishte i pakët në numër dhe futen brenda ambienteve të Parlamentit.

-Advertisement-

Kriminelët maqedonas që disa nga udhëheqësit e tyre ishin të mbuluar me maska në fytyrë, kanë rrahur brutalisht dhe pa mëshirë, deputetët madje nuk kanë kursyer as gazetarët që gjendeshin në sallë.

Nga kjo dhunë më rëndë e pësoi lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela i cili sot e kësaj dite apo po kurohet në Spitalin Kilinik të Tetovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera