Lajme

Dalin pamjet, pazari i prostitucionit me të mitur në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 12 January 2020

I infiltruari i emisionit “Stop” takon një 16-vjeçare në shtëpinë e Laçit dhe bëjnë Pazar për tarifat e shërbimeve seksuale. Ata bien dakord për 50 mijë lekë të vjetra paradhënie, ndërsa takimi do të realizohet në shtëpinë e Lacit.

Vajza e mitur tregon, se ka sjellë në jetë një fëmijë 6 muajsh e me të ardhurat e saj mban familjen. Ajo thotë, se ka punuar në Tiranë, Durrës, Shijak, Fushë-Krujë e Kosovë.

Prostituta– A, i, uuu, i, aaa. Ç’kemi?

Qytetari- Si kalove ti?

Prostituta- Si je?

Qytetari- Tani si do ta lëmë? Sa lekë do?

Tutori- Një 50- tshkë!

Qytetari- 50 mijë lekë? E sa do rrimë?

Prostituta- 1.

Qytetari- Vetëm një kshu, o? Të prishur?

Prostituta- Të prishur!

Qytetari- 50 mijë lekë edhe rrimë, bëjmë edhe një çikë muhabet, e rrimë komod!

Prostituta- Jo, dy herë të vete 70!

Qytetari- Ti sa vjeçe je vetë?

Prostituta- Po sa vjeç jam?

Qytetari- Po hë më, po të pyes, se s’ka noi gjë!

Prostituta- Pak rëndësi ka, sa vjeçe jam.

Qytetari- Pak rëndësi ka, po mirë më mirë, se un kërkova një kshu, domethënë pak 16-17-18 vjeç, prandaj domethënë.

Prostituta- 16!

Qytetari– Sa?

Prostituta- 16!

Qytetari- 16-vjeçe?

Qytetari- Mirë perfekte! Ca ore do ta lëmë?

Tutori- Në ça ore do ta lëmë?

Prostituta- Po e lëmë o, që tashi!

Qytetari- Po tashi, të iki unë të marr nja dy gjëra, të marr edhe ca lekë, se i kam poshtë!

Qytetari- Kshu po mos të ketë njëri aty! Të jemi vetëm!

Tutori- Jo, do t’i pastroj unë!

Saimir Kodra: Pasi bëhet biseda me dy agjentët tanë, do 50 mijë lekë vajza, pastaj bisedë muhabet mund të bësh sa të duash. Pastaj shkuan tek shtëpia e Lacit, agjenti që u infiltrua u fut brenda. S’besoj se e dyshoni që nuk e preku me dorë vajzën… Minimalisht po ta marrim që ka punuar edhe 2 vjet përpara, ka qenë 14 vjeçe. Nuk besoj se ka qenë një 14-vjeçare që ka dashur të shkojë në këto lloj gjërash. Dikush e ka dhunuar, dikush e ka detyruar të bëjë këtë lloj aktiviteti të jashtëligjshëm.

Gentian Zenelaj: Kur ka ngel shtatzënë, minimumi ka qenë 15 vjeçe.

Saimir Kodra: Pas një bisede të gjatë, nga e cila kemi marrë vetëm esencën, në fund fare i bie prapë telefoni nga dikush, që i thotë hajde se erdhi klienti i radhës.

Të tjera