Rozë

Dalin pamjet nga Las Vegas. CR7: Mohoj akuzat! (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 04 October 2018

Akuzat e Kathryn Mayroga ndaj yllit portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo për përdhunim në Las Vegas, sa vijnë e bëhen më konkrete, teksa tabloidi anglez “The Sunday Times” ka publikuar imazhe të mbrëmjes, ku dy personazhet kërcejnë dhe argëtohen.

Problemi është se çfarë ndodh më pas dhe për këtë tabloidi anglez ka një përgjigje, duke pretenduar se vajza ka shprehur një refuzim për të kryer marrëdhënie seksuale me CR7.

The Sun, përveçse poston videon, pretendon se ka lexuar dokumentet ligjore që lojtari ka pranuar për një ekipi ndërmjetës (të specializuar në mbrojtjen e reputacionit personal) që ka marrë një “JO” nga vajza gjatë marrëdhënies seksuale dhe që më pas i ka udhëzuar ata të ndiqnin çështjen.

-Advertisement-

Vajza amerikane e akuzon yllin e Juventus se e ka detyruar të bëjnë seks në hotelin ku qëndronte, pavarësisht mohimeve të saj përsëritura, ndaj gjykata ka rihapur hetimet për çështjen e vitit 2009.

Mayorga ka deklaruar se njerëz pranë Ronaldos e kanë paguar 375 mijë euro për të mbajtur të fshehtë historinë.

Por CR7 mohon çdo akuzë, duke u përgjigjur me një video dhe një postim në Tëitter në anglisht dhe në portugalisht.

“I hedh poshtë me neveri akuzat që po më bëhen. Përdhunimi është një krim i shëmtuar, që shkon kundër gjithçkaje që besoj. Jam i vendosur të fshij emrin tim nga kjo histori dhe nuk dua të shtoj spektaklin mediatik rreth ngjarjes, si dhe ata që kërkojnë të fitojnë parà në kurrizin tim. Po pres me qetësi fundin e hetimit”, shkruan sulmuesi 33-vjeçar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera