Lajme

Dalin pamjet nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 16 October 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Baicë të komunës së Drenasit mes një veture dhe trenit.

Rastin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, tha Ahmeti për Infokus.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni pamjet:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera