Lajme

Dalin pamjet: Momenti i tmerrshëm i përplasjes së avionit ku vdiqën 99 persona

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 23 May 2020

Avioni që u përplas në Pakistan la 99 të vdekur, por në mesin e tyre arritën të shpëtonin dy udhëtarë.

Zafar Masood është një nga të mbijetuarit, që u nxor i gjallë nga rrënojat, i cili tregoi tmerrin që pësoi në momentin e përplasjes së aeroplanit në një objekt banimi,“E tëra që shihja ishte tym dhe flakë, ndërsa dëgjoja britma nga të gjitha anët, prej të rriturve dhe fëmijëve. Nuk e shihja asnjë njeri nga tymi, vetëm dëgjoj zërat e tyre”, ka thënë Masood.

I mbijetuari tjetër, është Muhammad Zubair, që së bashku me të ishin në radhën e parë të ulëseve.

-Advertisement-

Të dy kanë lëndime të lehta, ndërsa gjendja e tyre raportohet të jetë nën kontroll.Autoritetet në Lahore, kanë bërë të ditur se avioni bëri dy përpjekje për ulje, ndërsa përfundoi i përplasur në një objekt banimi, pak momente pasi piloti raportoi se gjendja e aeroplanit nuk është në rregull.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera