Lajme

Dalin pamjet e para të tërmetit që goditi Turqinë

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 24 January 2020

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 të shkallës së Rihterit ka goditur Turqinë sot në mbrëmje.

Sipas Institutit të Kërkimeve për Tërmete, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazig pasditen e sotme, me një thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas raporteve të para nga autoritetet dhe mediat turke, tërmeti u ndje edhe në disa provinca fqinje në Turqinë lindore.

-Advertisement-

Në media raportohet se tërmeti u dëgjua edhe në Siri, Gjeorgji dhe Armeni. Gjithashtu mediat lokale raportojnë se njerëzit kanë dalë në rrugë të tmerruar.

Më poshte gjeni disa foto ku janë nga të cilat vrëhen dëmet që shkaktoi tërmeti dhe video duke u dridhur toka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera