Lajme

Dalin pamjet e krybashkiakut shqiptar duke thithur kokainë

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 22 January 2020

Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut shqiptar duke thithur kokainë në një ambient publik.

Hoxha tha se pamjet janë kapur nga kamera sigurie dhe momenti është fiksuar disa kohë më parë.

“Kemi të bëjmë me një rast që është shumë i rëndë. Kjo konfirmon akuzat e PD që kërkoi të fusë me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Wshtë një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve. Për mirëadminstrimin e zonës. Problematika tjetër është se si është e mundur që këta persona i shpëtojnë filtrit të përzgjedhjes nga ata që i kandidojnë.

-Advertisement-

Këtu është një ambient publik dhe bëhet fjalë për një moment diskreditues”, tha Artan Hoxha.

Prej gazearit, por edhe nga Partia Demokratike konfirmohet se bëhet fjalë për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla./abc

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera