Lajme

Dalin pamje të reja nga gjuajtja me armë në “Duplex”

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 11 November 2019

Kanë dalë pamje të reja të përleshjes së armatosur që ndodhi të shtunën, në orët e para pas mesnatës, pranë klubit të natës “Duplex” që gjendet në rrugën “Rinia” në Prishtinë.

Në këtë përleshje mbetën të plagosur katër pjesëtarë të sigurimit të lokalit, Mentor Bogujevci, Arben Jashari, Kujtim Gashi dhe Arsim Shala, pasi ndaj tyre u hap zjarr nga një grup i armatosur.

Nga videoja e re e siguruar nga Gazeta Sinjali shihen pamje të frikshme të përdorimit të armëve në prani të rinjve të cilët kishin rastisur ta frekuentonin këtë lokal të kryeqytetit në natën kritike.

-Advertisement-

Sipas kamerave të sigurisë, pjesëtarët e sigurimit të lokalit duken në holl sesi kthehen brenda në lokal për tu furnizuar me armë dhe fishekë për tu përballur me grupin e armatosur që gjuante nga jashtë lokalit.

Më këtë rast të paktën katër prej tyre plagosen në gjymtyrët e poshtme teksa gjendja shëndetësore e tyre tashmë është bërë e ditur se është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Dyshohet së në vendin e ngjarjes janë shkrepur dhjetëra plumba.

Policia në vendin e ngjarjes kishte sekuestruar tri armë zjarri të cilat supozohet se ishin përdorur në përleshje, ndërsa personat të cilët i kanë identifikuar, nuk kanë arritur ende t’i arrestojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera