Lajme

Dalin pamje nga sulmi në zyret e PDK’së në Skenderaj (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 23 May 2017

Persona të panjohur deri më tani, mbrëmë kanë sulmuar selinë e PDK’së në Skënderaj.

Fatmirësisht nga ky sulm me armë, nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale në zyrën e PDK’së dhe lokaleve që ishin afër zyrës.

Mendohet se sulmi është bërë pas pakënaqësive me listat e PDK’së të cilat janë publikuar mbrëmë pak para mesnatës.

-Advertisement-

Magazina.al, ka siguruar fotografi nga zyret e PDK’së në Skenderajt, të cilat shihen të rrethuara pasi policia janë duke hetuar vendin e ngjarjës.

Deri tani nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera