Ekonomi

Dalin pagat për të gjithë shërbyesit civil

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 22 December 2017

Ministria e Financave përmes një komunikate ka njoftuar se është bërë ekzekutimi I pagave për muajin dhjetor për të gjithë shërbyesit e administratës publike, transmeton Infokusi.com.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se Qeveria ka bilanc të mirë prandaj është bërë ekzekutimi I pagave disa ditë më herët.

Në fund të komunikatës ministri Hamza u ka uruar festat e fundvitit.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë komunikatën e Ministrisë së Financave:

“Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se për nder festave të fundvitit ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor, për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës.
Duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë dhe për nder të festave të fundvitit, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.
Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron festat e fundvitit, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjitha të mirat në vitin 2018.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera