Lajme

Dalin pagat për shërbyesit e administratës publike

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 26 March 2020

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se Thesari ka bërë procesimin e pagave për të gjithë ata që përfitojnë paga nga buxheti i Kosovës, pra shërbyesit publikë dhe civilë.

Sipas ministrisë, pagat për muajin mars realizohen rreth një javë më herët, duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria dhe Ministria e Financave dhe Transfereve për përballimin sa më të lehtë të saj.

Po ashtu, njoftohet se me këtë pagë, përfshihet edhe pagesa e obligimeve të prapambetura për 861 zjarrfikës përfitues nga komunat e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

-Advertisement-

Me këtë rast, kërkohen të shfrytëzohen makinat automatike për tërheqje, pra bankomatet, të përdoren kartelat bankare pa kosto shtesë, pra jo tërheqje të parasë së gatshme, dhe të shtyni tërheqjen e pagave pà «r aq kohë sa mundeni, për të mos krijuar radhë të panevojshme ku rrezikohet shëndeti.

Gjithashtu, ministria njofton se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil si dhe mjetet në llogaritë bankare janë tërësisht të sigurta, dhe se bankomatet dhe degët e bankave janë të furnizuara mirë me para të gatshme dhe secili do të ketë mundësi të marrë shërbimet e nevojshme bankare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera