Dalin notat e Anglishtes, ngelin 3113 nxënës në të gjithë vendin
Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 20 June 2017
Gjysma e maturantëve të sivjetshëm e kanë përzgjedhur Anglishten e avancuar si provim me zgjedhje, nuk mund të thuhet se kanë shkëlqyer në provimin e parë të maturës shtetërore, Anglishten bazë.
Këtë e tregojnë kalkulimet sipërfaqësore të rezultateve të kësaj lënde, të cilat u publikuan fiks dy javë pas zhvillimit të testit të datës 5 qershor.
KRAHASIMI
Nga rreth 37 mijë maturantë që iu nënshtruan provimit të parë të maturës shtetërore këtë vit, vetëm 5 mijë prej tyre kanë arritur nivel maksimal, duke u vlerësuar me notën 10, ndonëse të përshkallëzuar.
Ndërkaq, vetëm një përqindje shumë e vogël rezultojnë të saktë në të gjitha përgjigjet, duke marrë 10 absolute, shkruan Panorama.
Në vështrim të parë, shifrat duken të kënaqshme, por nëse i krahasojmë me ato të një viti më parë, kjo gjë hidhet poshtë. Thuajse gjysma e maturantëve të vitit të kaluar kanë shkëlqyer në Anglisht.
Mbi 15 mijë dhjeta u pasqyruan në regjistrat e rezultateve përfundimtare të maturës për këtë lëndë, ku më shumë se gjysma e tyre ishin në kufijtë maksimalë, duke u vlerësuar me 10.00. Numri i mbetësve është e vetmja gjë që ka qëndruar në shifra të krahasueshme.
Rreth 2700 ishin një vit më parë e 2100 sivjet. Çuditërisht 50 për qind e mbetësve të të dyja viteve praktikisht nuk dinë asgjë, pasi janë vlerësuar me 4.00, duke mos iu afruar aspak pragut kalues.
Të dhënat i referohen Anglishtes, e cila jepet nga pjesa dërrmuese e maturantëve, por aty përfshihen edhe rezultatet e gjuhëve të tjera të huaja: Frëngjisht, Italisht dhe Gjermanisht.
Pas tri testimeve, maturantët-kandidatë për në universitete do t’u nënshtrohen këtë të premte dy provimeve me zgjedhje. Pas Qytetarisë, gjuha e huaj është më e preferuara për ta. Mbi 12 mijë maturantë e kanë Anglishten avancë një prej provimeve të datës 23 qershor.
RIHAPET PORTALI
Agjencia Kombëtare e Provimeve ka vendosur të rihapë për të dytën herë portalin e aplikimeve për në universitete, për t’u dhënë një shans maturantëve të vjetër që të futen në garë. Pas dy datave në fillim të muajit qershor, do të jenë në dispozicion edhe datat 26 e 27.
“Njoftohen të gjithë maturantët e viteve të kaluara, që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin Matura Shtetërore 2017, se Portali i Maturës Shtetërore online do të hapet në periudhën 26-27 qershor 2017, nga ora 08:00 deri në orën 16:00”, thuhet në njoftimin e AKP.
Të interesuarit mund të shkojnë në shkollën ku kanë përfunduar arsimin e mesëm për të bërë plotësimin e A1Z nën mbikëqyrjen e një personi të ngarkuar nga drejtoria e shkollës.
VLERËSIMET
- Nota 10- 5103 maturantë
- 233 nxënës vlerësohen me 10.00
- Nota 9- 12.911 nxënës
- Nota 8- 4975 nxënës
- Nota 6 dhe 7- 9 mijë nxënës
- Nota 5- 2780 nxënës
- Nota 4- 2093 nxënës
- 1020 nxënës vlerësohen me 4.00 /albeu.com/
Të tjera
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...