Lajme

Dalin nga autobusi dhe fillojnë të rrahin të gjithë qytetarët me rend, aksioni brutal i Policisë

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 11 August 2020

Policia Bjelloruse arrestoi të paktën 19 persona sot gjatë një proteste në Minsk e cila po zgjat për të dytën ditë me radhë, raporton Reuters.

Një video u shfaq në rrjetet sociale shihet se anëtarët e shërbimeve të sigurisë u hodhën nga autobusi dhe filluan të godisnin një grup demonstruesish me shkopinj.

Është interesante që oficerët e policisë rrahën protestuesit, edhe pse ata nuk bënë rezistencë.

Videoja ishte postuar në rrjetet sociale dhe shkaktoi një ortek komentesh që dënonin veprimet brutale të policisë, transmeton Reporteri.

-Advertisement-

Protesta shpërtheu menjëherë pasi u shpallën sondazhet në dalje, sipas të cilave Presidenti Aleksandër Lukashenko fitoi 80 përqind të votave.

Lukashenko tha se protestat e organizuara në Minsk dhe qytete të tjera në Bjellorusi u orkestruan nga Polonia, Britania e Madhe dhe Republika Çeke.

Protestat nga qytetarët bjellorusë vazhduan edhe sot, dhe më shumë se 30 njerëz tashmë janë arrestuar, raporton Reuters.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera