Sport

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri-Itali (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 15 September 2017

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka nxjerr në shitja biletat për ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e botërorit “Rusia 2018” në mes të Shqipërisë dhe Italisë.

Shqipëria është nikoqire e Italisë në ndeshjen kualifikuese, e cila zhvillohet me 9 tetor nga ora 20:45 në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”.

Edhe pse ka rreth një muaj kohë deri tek ndeshja, FSHF ka njoftuar të gjithë të interesuarit se biletat kanë dal në shitje tashmë.

-Advertisement-

Sipas FSHF-së biletat shitet për të gjithë sektorët apo tribunat e stadiumit, teksa biletat mund të blihen online.

Njoftimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen eliminatore të vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”, Shqipëri – Itali, e cila do të zhvillohet në datë 9 tetor 2017 ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici” Shkodër.

Në shitje janë të gjithë sektorët duke filluar nga tribuna VIP, tribuna A, sektori D3, sektori D4, sektori C1 dhe sektori C4, biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së: bileta.fshf.org 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera