Auto&Tech

Dalin në ankand tre Aston Martin që pritet të shiten për afro 20 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 25 July 2017

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, do të zhvillohet një ankand gjatë muajit gusht, ku do të paraqiten tri makina garash.

Sipas njohësve, këto vetura të rralla pritet të mbledhin së bashku 20 milionë euro, një shumë e cila nuk është ofruar më herët.

Aston Martin AMR1 Group C e prodhuar më 1989 është një nga makinat që i përket koleksionit prej vetëm katër njësive. Së bashku me të është edhe një Aston Martin DBR9, shumë më e re se e para (e lansuar më 2006). Më e vjetra është DBR1, i prodhuar më 1956, por që është ende në gjendje shumë të mirë.

-Advertisement-

Image

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera