Lajme

Dalin “heronj” të ri që shpëtuan Selën, të tjerët janë manipulatorë? (Emrat)

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 05 May 2017

Shaban Reka, Musa Selimi, Liridon Dalipi janë 3 punonjës shqiptarë të njësitit Alfa, së bashku me anëtarin e sigurimit të Parlamentit, Abdylfeta Alimi janë heronjtë e vërtetë dhe personat e vetëm që kanë bërë evakuimin e Ziadin Selës nga Parlamenti në Spitalin Klinik Nënë Tereza – Shkup, mëson TetovaSot

Siç mëson portali TetovaSot këto persona kanë vizituar Ziadin Selën disa herë në spital dhe deri tani nuk kanë dashur të shfaqen para mediave, sepse sipas tyre ato e kanë kryer obligimin e tyre moral, qytetar dhe ligjor.

Edhe nga burimet brenda LR-PDSh-së për TetovaSot thonë se lideri i tyre Sela i ka njohur këta tre policët të njësitit Alfa dhe shpëtimtarin Abdylfeta Alimin që janë shpëtimtarët e vërtet të Ziadin Selës natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

-Advertisement-

Ndryshe huliganët maqedonas sulmuan deputetët e shumicës në mesin e tyre edhe liderin e LSDM-së Zoran Zaevin dhe deputetët tjerë ku më së shumti u lëndua lideri i LR-PDSH-së,. Ziadin Sela i cili vazhdon të qëndrojë në Spitalin Klinik të Tetovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera