Dalin fotot makabër: Ja si u ekzekutua Dalipaj dhe shoku i tij
Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 27 April 2017
Një kamera sigurie ka filmuar gjithçka gjatë atentatit të organizuar kundër ish-zyrtarit të policisë Ervin Dalipaj dhe shokut të tij Juxhin Dauti.
Por për grupin e hetimit ajo nuk ofron asnjë të dhënë, sepse gjatë këqyrjeve ka dyshime se administratorët e biznesit, “servis” automjetesh, i kanë fshirë filmimet nga frika e autorëve të krimit.
Ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje ata kanë shpjeguar se kamerat e sigurisë ishin jashtë funksionit.
Grupi i hetimit megjithatë shpreson të grumbullojë filmime të tjera sigurie nga kontrollet që po ushtrohen në disa biznese përgjatë rrugës dytësore të Sukthit.Në këtë mënyrë, hetuesit shpresojnë të bien në gjurmët e dy automjetet në të cilat ndodheshin vrasësit e Dalipajt dhe Dautajt.
Automjetet njëra “X5” dhe tjetra “Audi” janë përshkruar nga dëshmitarë okularë që panë skenën se si u zbrazën breshëritë e automatikut mbi dy shokët .
Në versionin zyrtar policia thotë se ka sekuestruar 32 gëzhoja dhe një predhë bërthame si edhe valute në euro.
Ervin Dalipaj me një karrierë 12-vjeçare në polici me detyra që nga shef komisariati deri shef kundër krimit ekonomik dhe i antidrogës, jetonte në arrati prej një viti, si një i shpallur në kërkim për dyshimet e implikimit në rrëmbimin e torturimin më pasojë vdekjen e shtetasit Gazmir Çollaku.
Ndërkohë që Juxhin Dautaj rezulton të jetë kthyer nga Italia katër ditë para se të vritej. Ai nga administrimi i dëshmive rezulton se 27-vjeçari prej kohesh shoqërohej me Dalipajn ndërsa vinte shpesh në zonën e Sukthit pasi drejtonte dy biznese të tij.
I riu jetonte më së shumti jashtë vendit, ndërkohë që megjithatë pafajësinë e marrë nga Gjykata e Apelit që prej vitit 2012, ai ishte i dyshuari kryesor i vrasjes së Fatjon Banit.
Megjithatë prokuroria dyshon se objektivi kryesor i atentatit ka qenë ish-zyrtari i policisë Ervin Dalipaj , i cili jetonte në arrati që prej janarit 2016.
Madje gjatë këqyrjes së vendngjarjes policia i gjeti viktimës edhe një armë të mbushur, të cilën ai nuk mundi ta shkrepë kundër vrasësve, të cilët qëlluan në drejtim të makinës ku gjendeshin dy shokët kur ata po dilnin nga parkingu i servisit.
Deri më tani numri i të shoqëruarve është 18 persona mes tyre edhe dëshmitarë./TCH
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...