Lajme

Dalin fotot e laboratorit të marihuanës, Sveçla: Policët janë gjuajtur më armë zjarri, aksioni po vazhdon

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 23 May 2022

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka publikuar serinë e dytë të fotografive, që lidhen me kapjen e substanacave narkotike. Gjatë ditës ai publikoi fotografi të drogës që u kap në Ferizaj, ndërsa më vonë kur Policia zbuloi në Veri një laborator droge, ku kultivohej marihuanë ,Sveçla njoftoi se aksioni është duke vazhduar dhe se ka pasur të shtëna ndaj policisë.

“Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.

Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material.

-Advertisement-

Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera