Lajme

Dalin fotografitë e para: Albin Kurti përballë Aleksandar Vuçiqit, aty është edhe Hashim Thaçi

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 14 February 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pasdite po merr pjesë në debatin e organizuar në Munih për Ballkanin, që është mundësia e parë që ai të takohet ballë për ballë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë panel po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pjesë e kësaj tryeze është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

-Advertisement-

Paneli me temën “Kordinimi, bashkëpunimi, konsolidimi? Nxitja e përparimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, mbahet në kuadër të Konferencës Vjetore të Sigurisë në Munih.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera