Dalin emrat: A ka shqiptar mes ushtarëve grekë të arrestuar Turqi?
Autori: Gazeta inFokus 00:28 | 03 March 2018
Arrestimi i dy ushtarëve grekë nga xhandarmëria turke në zonë kufitare me Turqinë ka rritur tensionet mes dy vendeve. Gjatë pasdites së sotme, gjykata e Adrianopolit në Turqi ka dhënë vendimin për dy ushtarët duke i lënë ata në burg.
Gjykata vendosi që ushtarët të rrinin në qeli me akuzën se kishin shkelur në mënyrë të paligjshme territorin turk, ndërkohë që turqit dyshojnë se ata kanë kryer edhe veprimtari spiunazhi, gjë e cila u mohua kategorikisht prej tyre, përcjell Albeu.com.
Fillimisht pati raportime që njëri prej tyre të ishte me origjinë shqiptare, nisur edhe nga fakti se në kufirin greko-turk shërbejnë mjaft shqiptarë, por ky dyshim nuk u konfirmua.
Ushtarët e arrestuar janë Angelos Mitroodis dhe Demetrios Kouklitzis.
Para gjykatës, ushtarët kanë deklaruar se kishin humbur mes dëborë, e cila arrinte 25 centimetër.
“Humbëm në dëborë dhe pastaj filluam të ndiqnim disa gjurmë që pamë aty. Nuk dimë si u gjendem në territorin turk. Aty erdhën rojet dhe na arrestuan duke na marrë armët dhe celularët”., janë shprehur ata .
Grekët e cilësuan si një incident normal në kufi sicc ndodhin shpesh në atë zonë, por ngjarja është fryrë shumë nga autoritetet turke sipas mediave greke. /albeu.com/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...