Lajme

Dalin detajet e tragjedisë në Kamzë

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 20 August 2017

Halil Lita ia mbylli përgjithmonë derën prindërore 5 fëmijëve të tij, duke u vrarë nënën dhe më pas duke qëlluar edhe mbi veten. Plumbat e një karikatori automatiku kanë qenë të mjaftueshme per t’i dhënë fund një konflikti mes bashkëshortëve Lita. Paraditen e së dielës, Halili, 65 vjeç, qëlloi edhe mbi veten, pasi kuptoi se kishte masakruar më parë gruan e tij 60 vjeçare Dijen. Krimi i dyfishtë ndodhi ne periferi të kryeqytetit, në zonën e Fruti-Kulturës ne Kamzë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së kryeqytetit, 65 vjeçari ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri pas një konflikti të çastit. Në trupin e nënës së pesë fëmijëve janë gjetur 3 plagë. Pasi ka njoftuar të afërmit për krimin e kryer, Halil Lita ka hyrë edhe njëherë brenda dhomës së krimit, veçse kësaj radhe për t’i dhënë fund jetës së tij me një plumb në kokë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, pas marrjes së njoftimit kanë konstatuar në banesë të pa jetë Halil dhe Dije Litën.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e viktimave, të cilët duket se edhe për shkak të tronditjes së thellë të krijuar nga vrasja e dyfishtë kanë qenë të kursyer në dhënien e detajeve që çuan në konfliktin vrastar brenda familjes Lita. Tashmë familja Lita ka hapur dyert e mortit, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e motiveve që çuan në krimin e dyfishtë

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera