Lajme

Dalin detaje të reja, kush është 20-vjeçari i plagosur në Shkodër

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 04 November 2017

Policia e Shkodrës ka hedhur dritë me pak informacione mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Shkodër ku mbeti i plagosur një 20-vjeçar. Mësohet se i riu ndodhet ne gjendje te rende per jeten ne spitalin rajonal.

Policia thotë se rreth orës 19.20, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen Guerrile Shkodër, vendi “Ish Zoteknika”, ka të shtëna me armë zjarri.

Policia sqaron se menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet e para ka rezultuar se në një lokal, është plagosur me armë zjarri shtetasi H.B. (Hermes Beqiri) 20-vjeç, banues në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar.

-Advertisement-

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë për jetën. Janë ngritur pika kontrolli dhe po behët krehja e zonës dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Janë shoqëruar disa persona në cilësinë e deshmitarit në policinë e Shkodrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera