Lajme

Dalin detaje nga tentimvrasja në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 06 August 2018

Rrugëtimi nga Fushë Kosova deri në Samadrexhë të Suharekës me motivin për të plagosur viktimën është vlerësuar rrethanë rënduese nga gjykata për të pandehurin A.B.

Ai është arrestuar me 3 gusht pasi nga makina e tij kishte qëlluar me armë zjarri banorin e Samadrexhës me inicialet S.D.

Sipas një njoftimi të gjykatës për të kryer këtë akt i dyshuari kishte udhëtuar nga Fushë Kosova drejt fshatit të Suharekës ku e kishte takuar viktimën të cilin e kishte qëlluar katër herë. “Njëri nga plumbat e kishte qëlluar në kraharor viktimën” thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prizrenit. I njëjti sqaron se A.B do qëndroj në paraburgim deri me 3 shtator.   Incidenti kishte ndodhur mbrëmjen e 3 gushtit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera