Sport

Daku rrëfen për momentet e vështira të karrierës, teksa zbulon se si ishte afër ta linte futbollin

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 29 October 2020

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, tashmë po kalon momentet më të mira të karrierës. Në nëntë ndeshje këtë kampionat, ai ka shënuar gjithsej 15 gola, shifra këto që nuk i arritur asnjë futbollist në rajon dhe më gjerë.

“Një start të tillë nuk e kam pritur as vetë, megjithëse kam qenë i bindur që këtë sezonë do të bëj shumë më mirë”, deklaroi Daku fillimisht për KTV.

Megjithatë, gjërat shkuan jo gjithmonë mirë për 22 vjeçarin nga Gjilani, i cili në të kaluarën kishte menduar edhe të tërhiqet nga futbolli.

-Advertisement-

“Një kohë kam menduar edhe të tërhiqem nga futbolli. Ishte një kohë që mendoja të gjeja një punë dhe të mos kërkoja më para në shtëpi. Kam kaluar në momente shumë të vështira, pasi që nuk e kisha besimin e duhur nga klubet këtu (Gjilani dhe Drita), megjithëse gjithmonë kam patur besimin që një ditë mund të ja dal”, shtoi ndër të tjerash Daku.

Daku ishte pjesë e moshave të Gjilanit dhe për gjashtë muaj ishte pjesë e të rinjëve të Dritës, megjithatë ai asnjëherë nuk gjeti përkrahjen e këtyre dy klubeve.

“Momentet kur u bënin seleksionimet, unë me tesha veshur nga stadiumi jam rikthyer në shtëpi duke qajtur. Ka patur momente shumë të vështira dhe vetëm unë dhe familja ime e dijmë se në çfarë situata kemi kaluar”, potencoi Daku.

Për ata që nuk besuan në talentin e tij, futbollisti nga Gjilani ka disa fjalë:

“Unë i njoh ata persona dhe ata tashmë e kanë të vështirë të më shikojnë edhe në sy. Megjithatë unë jam modest dhe prap sillem njëjtë me ta”, përfundoi Daku.

Daku gjithashtu është pjesë e kombëtares U21 të Kosovës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera