Uncategorized

Dakordësia e fuqive të mëdha për garën e armatimeve bërthamore

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 16 January 2022

Për herë të parë në histori, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjithashtu pesë shtetet më të fuqishme të botës me armë bërthamore, janë dakordësuar përmes një deklarate të përbashkët për parandalimin e  luftës bërthamore dhe shmangien e një gare armatimesh. SHBA, Kina, Rusia, Franca dhe  Mbretëria e Bashkuar, theksuan në deklaratën e përbashkët se “ një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe  nuk duhet të zhvillohet kurrë”.

Deklarata erdhi mes një atmosfere tensioni midis fuqive globale, por kjo nuk është hera e parë në histori kur fuqi të mëdha ushtarake kanë kundërshti me njera-tjetrën. Pavarësisht progresit në reduktimin e  arsenaleve të armëve bërthamore që nga Lufta e Ftohtë, imventari I kombinuar në botë I njësive bërthamore mbetet në nivele shumë të larta, afërsisht 13.150 njësi luftarake në vitin 2021.Kjo marrëveshje  është e para në llojin e vet që nga  periudha e Luftës së Ftohtë. 

Madje unike për shkak se  marrëveshjet Salt 1 dhe Salt 2 ishin nënshkruar vetëm nga dy superfuqitë e kohës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish- Bashkimi Sovjetik . Aspekti historic lidhet me faktin  se tashmë në Këshillin e Sigurimit preuspozohet të ketë konsensus në vendimmarrje së paku përsa I përket kësaj çështjeje. I një rëndësie të veçantë në marrëveshjen e fundit për kufizimin e përdorimit të armëve bërthamore është  pozicioni I Kinës. Pekini ka insistuar vazhdimisht  për arritjen e një konsensusi të tillë midis vendeve që posedojnë armët nukleare bërthamore.

-Advertisement-

Në këtë pakt marrëveshje nuk janë përfshirë vende të tjera si Gjermania, Italia, Japonia, India, Pakistani, Izraeli, Turqia e ndonjë vend tjetër, të cilat posedojnë armë bërthamore ose kanë potencialet e kapacitetet e nevojëshme për prodhimin e tyre. Në se marrëveshja e fuqive të mëdha  anetare të Këshillit të Sigurimit do të përfshijë paktin  për mospërdorimin  dhe kufizimin e armëve bërthamore edhe në këto shtete, atëherë paqja do të jetë akoma më e sigurt. 

Një konsensus më I gjerë se sa I pesë vendeve  anëtare të Përherëshme në Këshillin  e Sigurimit rrit garancitë për paqe e stabilitet në botë. Zëri I përbashkët në mbrojtje të stabilitetit strategjik global dhe uljen e rrezikut bërthamor, është pritur me entusiazëm në Pekin, si dhe vendet e tjera.  Interesat e Kinës  bazohen në të drejtën e popujve dhe kombeve për vetzhvillim e progress të papenguar nga faktorë të jashtëm, qofshin këta edhe faktorë me potenciale bërthamore nukleare.

Deklarata e përbashkët e nënshkruar nga udhëheqësit  e pesë vendeve  do të jetë sigurisht në ndihmë të shtimit të besimit të ndërsjelltë dhe zbutjes së shqetësimit global për sigurinë strategjike. Arritja e deklaratës së përbashkët është një piknisje e re dhe ka  rëndësi të madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera