Lajme

Dakaj: Ka pasur në vazhdimësi dyshime për keqpërdorime në KEK

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 25 April 2023

Gazetari i ekonomisë, Shkelzen Dakaj, ka thënë se në Korporatën Energjetike të Kosovës ka pasur keqpërdorime në vazhdimësi, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në emisionin “Konfront”, tha se në vazhdimësi janë dhënë tenderë një burimor gjë që ka sjellë vërejtje të mëdha në Raportin e Progresit.

“Dyshime për korrupsion e për keqpërdorime ka pasur në vazhdimësi, ka qenë një periudhë ndoshta deri në 2012-2013, ka qenë e njëjta situatë me tenderit një burimor. Diku në vitin 2011 ose 2012, si rezultat i këtyre tenderëve një burimor ka qenë vërejtja më e madhe që ju ka dhënë Kosovës në Raportin e Progresit”, ka thënë Dakaj.

-Advertisement-

Kujtojmë se në javën që lamë pas është arrestuar kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili dyshohet për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrim i ndikimit” dhe “Konflikt interesi”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera