Lajme

Dakaj ironizon: Kjo qeveri i ka subvencionu qytetarët me klima, sot del ju thotë me kursy rrymën

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 26 December 2024

Gazetari, Shkelzen Dakaj ka komentuar reduktimet e shumta me energji elektrike që janë duke pësuar qytetarët në komuna të ndryshme të Kosovës.

Dakaj ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin se po e mbron KEDS-in për çështjen e reduktimeve.

Nuk ka ndodh më herët që ministrja me e mbrojt një kompani”, ka thënë Dakaj.

-Advertisement-

Tutje, ai ka theksuar se qasja e kësaj qeverie karshi qytetarëve ka qenë paradoksale.

“Paradoksalja tjetër është se tri herë është rrit çmimi i energjisë elektrike. Paramendoni që tri vjet ka dhanë subvencione dhe i ka stimulu qytetarët me ble nxemje të cilat funksionojnë me energji elektrike, me klima edhe sot del edhe ju thotë qytetarëve me kursy energji elektrike”, ka thënë Dakaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera