Lajme

Daka u bën thirrje qytetarëve të votojnë e t’i respektojnë masat anti-Covid

Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 14 February 2021

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka votuar në qendrën e votimit 1907E në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Daka u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës, duke respektuar masat anti-Covid.

“Unë posa e kryva obligimin tim . SI kryetare mund të konfirmoj se KQZ-ja ka përfunduar të gjitha përgatitjet për këtë ditë.  Sot KQZ-ja do të bëjë monitorimin e mbarvajtjeve të zgjedhjeve. Ftoj qytetarët të respektojnë të gjitha rregullat e pandemisë dhe ta ushtrojnë të drejtën kushtetuese. I ftoj të gjitha subjektet politike që gjatë ditës të respektojnë të gjitha rregullat e KQZ-së”, ka thënë Daka.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy