Daka tregon se kur do të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit
Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 22 June 2017
Këshilli Qendror i Zgjedhjeve pritet të certifikoj rezultatin e zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit në fund të këtij muaji.
Kështu ka paralajmëruar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Kjo e fundit ka thënë se kandidatët për deputetët janë ata të cilët e kanë prolonguar këtë proces.
“Sipas parashikimeve tona, besoj qe ashtu siç kemi thënë në fund të qershorit do të ndodhë certifikimi i rezultatit zgjedhor. Nuk po mund të themi data, sepse nuk varet krejtësisht nga na. Kandidatët sërish e kanë prolonguar procesin”, ka thënë Daka për ‘Indeksonline’.
E para e KQZ-së, ka bërë me dije se më së largu të shtunën do të nisë numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës.
Daka i ka vlerësuar të pakuptimta ankesat e partive në nxjerrjen e rezultateve përfundimtare.
“Partitë të disiplinojnë komisionerët dhe kandidatët të mos bëjnë presion mbi komisionerë. Po na përsëritet storia e vjetër. Kandidatët për interesa personale i kanë shty komisionerët më i rregullu votat”, ka shtuar Daka.
E pyetur, nëse dështon formimi i institucioneve a do të ishte KQZ e gatshme të organizonte një tjetër proces zgjedhor para zgjedhjeve lokale, Daka ka thënë se nuk e kanë menduar këtë çështje.
“Varët krejt nga konstituimi i Kuvendit. Janë afatet kushtetuese, nëse ajo ndodhë ishalla nuk ndodhë, sepse kemi pasur boll zgjedhje”, ka theksuar ajo.
Aktualisht KQZ është në proces të rinumërimit të 280 kutive të votimit pas ankesave nga ana e kandidatëve për deputetë./Indeksonline/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...