Lajme

Daka përgjigjet për çështjen e Udhëzimit Administrativ: KQZ organizon zgjedhje, jo mini-referendum

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 05 September 2023

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka përfunduar hartimi i Udhëzimit Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve nga katër komunat veriore.

Krasniqi ka thënë se Udhëzimi ka për qëllim përcaktimin e procedurës së inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, në pajtim me Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale.

Në lidhje me hartimin e një Udhëzimi të tillë ka folur, ish-kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

-Advertisement-

Daka tha se ky Udhëzim nuk mund të hapë rrugën për zgjedhje pasi i ka dhënë KQZ kompetenca që nuk i ka.

Ajo tha se KQZ-ja është institucion që organizon zgjedhje dhe jo një proces të tillë mini-referendumi.

“Unë konsideroj se ky udhëzim nuk është Udhëzimi që mund të hapë rrugë për zgjedhje për shkak se i ka dhënë kQZ-së disa kompetenca të cilat nuk i ka. Konsideroj se nuk mundet me u zhvillu procesi i votimit për largimin e kryetarëve sikur zgjedhjet. KQZ është institucion që organizon zgjedhje dhe jo një proces të tillë një mini-referendum të cilin pretendojnë ta zhvillojnë me këtë Udhëzim po gjithsesi mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje”, tha ajo.

Daka tutje shtoi se çështja e dorëheqjes së kryetarëve është çështje e vullnetit të tyre dhe se ata nuk mund të detyrohen të japin dorëheqjen.

“Çështja e dorëheqjes së kryetarëve është çështje e vullnetit të lirë të tyre, ata nuk mund të detyrohen të japin dorëheqje ndërsa çështja e mbledhjes së nënshkrimeve përmes një peticioni(vetë fjala peticion tregon se kemi të bëjmë me një lloj referendumi) për të cilin referendum Kosova nuk ka ligj andaj me Udhëzim Administrativ nuk mund të m’veshet një komptencë KQZ-së të cilën ky institucuion nuk e ka. Aty për mua përfundon e gjithë rruga dhe nuk ka tjetër mënyrë përveç që këta kryetarë të japin dorëheqjen nëse dëshirojnë sigurisht. Pasi çdo dhënie e pavullnetshme e dorëheqjes është joligjore” tha Daka në një deklaratë dhënë për “Gazeta Blic”

Mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore ishte pjesë e dakoordimit mes Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera