Lajme

Daka: Për shkak të balotazheve, certifikimi zgjedhjet lokale mund të vonohet deri në fundvit

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 21 June 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur në takim partitë politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vit sipas afateve kushtetuese.

I pari i vendit ka thënë se në përcaktimin e datës së zgjedhjeve lokale duhet t’i “marrim parasysh të gjithë faktorët”.

“Në bazë të kompetencave të Presidentit caktimi i datës se zgjedhjeve bëhet jo më larg se 4 muaj para përfundimit të mandatit. Pas dëgjimit të propozimeve nga ana e juaj përfaqësues të partive politike dhe brenda afateve ligjore do të caktojë datën e zgjedhjeve”, ka thënë Thaçi.

-Advertisement-

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se “partitë duhet ta kenë parasysh që po shkojmë drejt dimrit dhe data e zgjedhjeve duhet të mbahet sa më herët”, pasi ajo ka thënë se “do të ketë edhe balotazhe dhe mund të ndodh që certifikimi i tyre të shkojë deri në vitin e ri”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera