Lajme

Daka jep detaje rreth numërimit të votave me kusht

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 24 October 2017

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka bërë me dije se tashmë i gjithë materiali zgjedhor është mbledhur nga të gjitha komunat. Ajo ka thënë se do të nisë numërimi i votave me kusht, me postë dhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta.

Daka është shprehur se primare për KQZ-në është që sa më shpejtë të dalin me rezultate.

“Puna e KQZ-së është që sa më shpejtë të bëjë publikimin e rezultateve zgjedhore. Është pranuar materiali nga të githa komunat dhe së shpejti do të nisim numërimin e votave me kusht, personave me nevoja të veçanta dhe votimi me postë. KQZ do të ofrojë transparencë dhe së shpejti do të fillojë me publikimin e formularëve përfundimtarë për të gjithë kandidatët, si për komuna, edhe ata për kuvend komunal. Kjo i shton vlerën dhe besueshmërinë procesit”, ka thënë Daka.

-Advertisement-

Tutje, Daka ka bërë me dije se që nesër do të nisin përgatitjet për raundin e dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera