Lajme

Daka informon ambasadorët dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare për aktivitetet në QNR

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 20 November 2019

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka ftuar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ambasadorët dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare.

Të ftuar ishin përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, Ambaadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbot, Ambasada e Italisë  dhe Zyra Ndërlidhëse Greke.

Në këtë takim Daka i ka informuar ata për aktivitetet që janë duke u zhvilluar në QNR.

-Advertisement-

“Kryetarja e KQZ, Daka u tregoi atyre aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si dhe shpjegoi procedurat në QNR. Daka i njoftoi ambasadorët dhe përfaqësuesit ndërkombëtar që Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke implementuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe është duke rinumëruar më shumë se 1400 vendvotime”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera