Daka: Edhe nëse ka zgjedhje të reja KQZ është e gatshme
Autori: Gazeta inFokus
12:22 | 29 August 2017
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar asgjësimi i materialit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.
Materiali zgjedhor do të asgjësohet i tëri, pos atij materiali që do të shërbej si prova për prokurorinë dhe PZAP-in, si dhe një pjesë që nevojitet për trajnim.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, e cila po e monitoronte fillimin e asgjësimit të materialit zgjedhor, theksoi se kjo është faza përfundimtare e zgjedhjeve të 11 qershorit.
Daka: Një pjesë do të ruhet për prokurorinë dhe PZAP-in
“Ishim sot prezent këtu në QNR me rastin e shkatërrimit të materialit zgjedhor. Kjo është faza e fundit e zgjedhjeve të 11 qershorit të zgjedhjeve të vitit 2017, një obligim ligjor të cilin KQZ duhet ta përmbush. Sot do të shkatërrohet i gjithë materiali, përveç materialit i cili duhet të shërbejë si prova në rastet që do t’i ngrit prokuroria dhe PZAP-i dhe një pjesë e cila nevojitet për trajnim…Pjesë e hetimit është një listë që ka ardhur nga prokuroria e shtetit dhe PZAP-i, gjithashtu kutitë që janë rinumëruar do të shqyrtohen pastaj do të dërgohen për hetim të mëtejmë në prokuroritë kompetente. Tash për momentin nuk do të shkatërrohen, por KQZ-ja do të marrë vendim lidhur me këto kuti dhe do të dërgojmë në prokurori”, tha Daka.
Derisa, po asgjësohet materiali zgjedhor i zgjedhjeve të 11 qershorit, KQZ-ja është në fazën përfundimtare të organizimit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen meë 22 tetor.
Daka: Jemi në fazën përfundimtare të organizimit
“Po zgjedhjet lokale tashmë janë në fazën pothuajse përfundimtare. Të gjitha operacionet janë duke shkuar ashtu siç e kemi planifikuar, kemi kohë, këtë herë nuk jemi në afate të shkurta, jemi në zgjedhje të rregullta dhe çdo gjë është duke shkuar ashtu siç e kemi planifikuar”, theksoi ajo.
E pyetur nëse KQZ ka kapacitete për organizuar edhe zgjedhjet qendrore bashkë me ato lokale, Daka u shpreh se ata nuk kanë mundësi të zgjedhjes nëse duan apo jo, pasi u kërkohet duhet t’i organizojnë, ani pse nuk është njësoj sikur të organizohen një palë, sikur dy palë zgjedhje.
Daka: Jemi të obliguar t’i organizojmë zgjedhjet nëse na kërkohet
“Ajo është çështje që nuk ishte dashur të pyetet. KQZ-ja nuk ka mundësi të zgjedh a don të organizoj zgjedhje a jo, KQZ i organizon atëherë kur i kërkon të organizohen zgjedhjet. Nëse kërkohet që të organizohen dy palë zgjedhje do t’i organizojmë…natyrisht se nuk është njëjtë si t’i organizosh dy palë zgjedhje, si një palë. Por ne do të bëjmë përpjekje ajo çka kërkohet sipas ligjit prej neve dhe sipas mundësive tona do t’i organizojmë”, shtoi Daka.
Ajo tha se deri në fund të muajit gusht, do t’i çertifikojnë partitë politike bashkë me listat me kandidatë për kryetar dhe asamblistë për zgjedhjet e 22 tetorit.
Ndërsa, ndërrimi i kandidatëve për kryetar të komunave ditëve të fundit, Daka tha se kanë pasur afat 5 ditë pas përfundimit të afatit për dorëzimin e listave që t’i ndërrojnë kandidatët qoftë për kryetar komunash, qoftë për kandidat për asamblistë.

T� tjera
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...






























