Daka: Certifikimi i rezultateve nuk po stërgjatet
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 05 July 2017
Mungesa e reformës zgjedhore nuk mund të arsyetojë KQZ-në për zvarritjen e procesit drejt certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, thonë analistët.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se nuk ka vonesa derisa përmend disa nga procedurat që parasheh ligji
Procesi i numërimit përfshirë rinumërimin e qindra kutive nga zgjedhjet e 11 qershorit zgjati plotë 23 ditë. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, nuk e sheh si proces të stërzgjatur. Daka thotë se procedurat e tilla i parasheh ligji.
“ Nuk janë këto vonesa por janë procedura të cilat duhet të përfundohen ashtu siç parasheh ligji. Dhe, mos harroni sistemi ynë dallon nga sistemet e tjera, ku ne e kemi një zonë zgjedhore, votën preferenciale dhe i kemi listat e hapura. Të gjitha këto kanë kontribuar që ne të kemi një afat kaq të gjatë”, thotë Valdete Daka për Radio Kosovë.
Njohës të çështjeve juridike konsiderojnë se është e nevojshme një reformë zgjedhore. Megjithatë për Mazllum Baraliun mungesa e një reforme zgjedhore nuk e arsyeton KQZ-në në vonesat drejt certifikimit të rezultateve.
“Ky sistem është çfarë është që kaq vite. Ligjet në fuqi janë gjithsesi për t’u reformuar, sepse është i tejkaluar, por edhe puna siç është bërë me ngadalësi dhe jo me efikasitet nga të gjitha trupat zgjedhore edhe nga KQZ-të edhe KKZ-të në fakt nuk e kanë bërë punën mirë. Pra, kemi një sistem dhe kemi një punë që është bërë me ngadalësi dhe si pasojë e kësaj thjeshtë ne kemi zvarritje të procesit të certifikimit”, tha Baraliu.
Reforma zgjedhore jo doemos ka lidhje me efektivitetin dhe efikasitetin e KQZ-së. Këtë e thotë edhe analisti Imer Mushkolaj.
“Jam shumë i habitur sesi KQZ, e cila nuk krijohet vetëm dy javë apo një muaj para zgjedhjeve por ai institucion është aty gjithnjë, paguhet në vazhdimësi, e të mos arrijë që gati për 1 muaj të mos i certifikojë zgjedhjet. Nuk e shoh shumë problemin te mungesa e reformës sa te mungesa e kapaciteteve të KQZ-së. Nëse ka mungesë të kapaciteteve atëherë KQZ duhet të tregojë se ekziston ky problem dhe të gjendet një zgjidhje. Mirëpo jo të maltretojë qytetarët e Kosovës duke pritur se kur mund të përfundojë procesi”, tha Mushkolaj.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se të gjithë ata të cilët do të jenë nesër në institucione duhet ta kenë parasysh edhe reformën zgjedhore. Njohësit e çështjeve ligjore thonë se ndërhyrjet në ligj do të duhej të bëheshin te zonat zgjedhore, pragu zgjedhor të zbritej, pastaj të hiqej votimi me kusht, por edhe listat të jenë të mbyllura, meqë listat e hapura kanë dëshmuar për keqpërdorime në votat e deputetëve. Sidoqoftë KQZ pritet të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit në fundjavë./rtk
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...