Lajme

Daka: Asnjëherë institucioni i KQZ’së nuk ka qenë më i politizuar

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 06 February 2021

Përplasjet mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk kanë munguar as në mbledhjen e sotme.

Derisa po diskutoheshin disa rekomandime të QNR-së, në këtë mbledhje janë përplasur përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe përfaqësuesi i minoriteteve Rifat Krasniç.

Krasniç i ka thënë përfaqësuesit të VV-së, Ali Rama se nuk ka shkuar në mbledhje për të dëgjuar ligjëratat e tij dhe se e ka kryer fakultetin e nuk ka nevojë për to.

-Advertisement-

“E kam kry fakultetin, spo du me ni prej juve ligjerata”, ka thënë Krasniç.

Sami Kurteshi po ashtu nga VV-ja ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke thënë se kush nuk dëshiron të dëgjojë mund të dalë jashtë, mirëpo Krasniç ia ka kthyer duke thënë se KQZ-ja nuk është vend për tubime politike.

“Nuk është ky vend parlament, apo tubim, me i bo reklama Vetëvendosjes. Ne këtu duhet me e mbrojt ligjin. S’keni nevojë ju me na shit men”, është shprehur Krasniç.

Pas këtyre përplasjeve ka reaguar edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e cila ka thënë se KQZ-ja nuk ka qenë asnjëherë më e politizuar dhe se nëse vazhdohet kështu, do ta lëshojë mbledhjen.

“Çdo mbledhje është krijuar në ankth, boll, asnjëherë institucioni i KQZ-së nuk ka qenë më i politizuar”, është shprehur Daka.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë të subjekteve politike.

Lista është miratuar, duke mos përfshirë kandidatët e pacertifikuar. Hapësira e kandidatëve të pacertifikuar ka mbetur e hijëzuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera