Sport

Dajaku i lumtur me kalimin tek Berlini, këto janë fjalët e tij të para

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 17 January 2021

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Leon Dajaku, mbrëmë ka arritur marrëveshje me Union Berlinin në formë huazimi, por me të drejtë blerje, shkruan Gazeta inFokus.

Dajaku e ka vlerësuar këtë vendim si hap të rëndësishëm në karrierë.

“Unë jam i sigurt që lëvizja në Berlin është hapi i duhur për mua. Union më ofron mundësinë për të fituar një vend në Bundesliga dhe për t’u treguar nivelin më të lartë”.

-Advertisement-

“Skuadra ka qenë e jashtëzakonshme këtë sezon dhe unë tani jam i lumtur që jam pjesë e saj”, është shprehur sulmuesi shqiptar.

Kujtojmë që 19 vjeçari ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Bayern munichit, kurse me ekipin e parë ka luajtur vetëm 29 minuta në Kupën e Gjermanisë.

Për shërbimet e Leon Dajakut kanë shfaqqur interesim edhe klube të tjera evropiane, njëra ndër të cilat është Milani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera